S’ka revolucion, merret vendimi për ‘garat sprint’ për vitin 2022

15 shkurt 2022 | 14:09

Edhe në sezonin 2022 të Formula 1 do të zhvillohen vetëm 3 gara sprint. Ndonëse pritej një revolucion në këtë aspekt, pasi synoheshin gjashtë gara të tilla, Formula 1 ka vendosur që të organizohen vetëm tri të tilla.

Aq sa u zhvilluan edhe sezonin e kaluar. Garat sprint do të zhvillohen në tri pista: Imola (Itali, 23 prill), Red Bull Ring (Austri, 9 korrik) dhe Interlagos (Brazil, 12 nëntor). Duket se presioni i skuadrave për të mos shtuar numrin e garave sprint ka qenë si suksesshëm, duke detyruar Formula 1 të tërhiqet.

Garat sprint do të zhvillohen ditën e shtunë dhe do të caktojnë radhën e nisjes në garën e ditës së diel. Ashtu sikurse u zhvillua edhe vjet. Për grant sprint do të jepen pikë për tetë vendet e para (8, 7, 6… 1 pikë). Vjet merrnin pikë vetëm tri vendet e para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji i ri i pagave është gati dhe pritet të…