S’ka temë për zgjedhje në tryezën e AAK-së

02 qershor 2018 | 12:11

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka radhën për thirrjen e tryezës së partive politike.

Nënkryetari i AAK-së, Blerim Kuçi, ka thënë se ende nuk kanë caktuar datë për mbajtjen e tryezës dhe as temat që do të diskutohen, por thekson se për këtë është informuar grupi punues, i cili do të merret me agjendën e takimit dhe me temat, të cilat do të trajtohen në tryezë.

“Grupi punues përcakton temën. Cilat janë prioritetet që janë, që kërkohen si konsensus nacional. Në qoftëse është dialogu, atëherë do të flasim vetëm për dialog, në qoftëse janë reformat zgjedhore. Nëse janë zgjedhjet për zgjedhjet. Opozita vetëm për zgjedhje nuk po flet. Ne kemi biseduar dhe në takimin e parë që çështjet e zgjedhjeve të parakohshme, nuk janë temat të cilat duhet të bisedohet për një konsensus nacional. Temat e rëndësisë së veçantë, që gjatë procesit janë kërkuar konsensus, kanë qenë dialogu, ka qenë ushtria, kanë qenë integrimet evropiane, tema të cilat veç janë tani të njohura. Pesë tema janë në të cilat ne jemi përcaktuar, nuk janë zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, tryezat e partive politike që po mbahen, nuk janë humbje kohe, ashtu siç po mendohet.

“Jo nuk janë veç humbje kohe, është me rëndësi të krijohet një traditë e tillë, të vazhdohen me takimet e tilla edhe në të ardhmen, për këtë nuk është humbje kohe. E dyta në qoftë se e arrijmë vetëm një konsensus për një temë të caktuar, për temat nacionale, për mua është sukses”, ka thënë ai. (KP)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…