S’kalon projektligji i gjykatës së AKP-së

09 korrik 2018 | 16:07

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, s’kanë arritur ta miratojnë  projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), për shkak të mungesës së deputetëve në procesin e votimit.

Ishin 38 deputetët që votuar për dhe 18 kundër, derisa për të votuar për apo kundër do të duhej votat e më së paku 60 deputetëve.

Gjatë vazhdimit të seancës, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se është për keqardhje që janë gjyqtar të Gjykatave Supreme dhe nuk kanë zyrtarë mbështetës dhe tani me rekrutimin e fundit që kanë ndodhë nga Këshillit Gjyqësor, do të kenë edhe staf profesional dhe teknik. “Pikërisht struktura që ka qenë e ndërtuar mendojë që ka qenë problemi kryesorë në ngecjen dhe krijimin e kësaj situate që ne e kemi përpara. Tash i kemi 10 panele në shkallen e parë dhe i kemi tri panele në shkallë e dytë dhe padyshim që kjo do ta dyfishojë angazhimin e të gjithëve”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët do t’i kenë rreth 300 bashkëpunëtor profesional.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), është bërë  anëtar i…