Skandali i Parlamentit Evropian, rrjeti ukrainaso-polak i “tradhtarit” Medvedchuk

31 mars 2024 | 22:17

Skandali i Parlamentit Evropian, rrjeti ukrainaso-polak i “tradhtarit” Medvedchuk dhe një kompani që kontrollon dezinformatat në Evropë nga Kremlini. Gjithmonë ai. “Tradhtari” i Ukrainës. Miku ukrainas i Putinit, Viktor Medvedchuk.

“Zëri i Evropës” – faqja që tani konsiderohet si një shtojcë e shërbimeve ruse nga agjenci të ndryshme të inteligjencës evropiane, e aftë për të paguar para për eurodeputetët, por edhe për gazetarët dhe teknikët për të përhapur operacione hibride të luftës kundër Evropës – u krijua nga oligarku pro rus, ukrainas, i sanksionuar nga Kievi, por çuditërisht jo nga Bashkimi Evropian (deri më sot).

I mbiquajtur “princi i errësirës”, një mik personal i Putinit (i cili është kumbari i vajzës së tij), Medvedchuk u arrestua ndërsa po përpiqej të ikte nga Ukraina me një uniformë ushtarake të rreme, dhe më pas u këmbye me njëqind luftëtarë ukrainas në Azovstal.

Kjo, për të thënë sa Putin kujdesej për të.

Më 14 prill 2022, dy ditë pasi e kapën atë pas një arratisjeje 48-ditore, ukrainasit sekuestruan 32 apartamente, 30 toka, 26 makina, 23 shtëpi dhe një jaht 93 metra 200 milionë dollarë, Royal Romance, të ankoruar në Rijeka, Kroaci.

Në shtëpinë e tij, policia ukrainase gjeti një ambjent luks kitsch të ilustruar mirë nga kopja e një vagoni të vjetër hekurudhor, të mobiluar në ar dhe me dekorime ari, të llakuar tërësisht në ar.

Medvedchuk i ka dashur gjithnjë fizikisht paratë. Dhe gjithmonë është përojekur t’i kapte ato, me çdo çmim, dhe t’i përdorte për të korruptuar, sipas akuzave zyrtare të gjykatës së Kievit.

Moska e përdor atë në mënyra të ndryshme në operacionet e saj hibride ruse në zemër të Evropës.

Tashmë në vitin 2021, Zelensky kishte kuptuar shumë për të, duke mbyllur stacionet televizive të Medvedchuk pasi Këshilli i Sigurimit i etiketoi ato si burimi i luftës hibride të Kremlinit.

Medvedchuk ishte më shumë se një oligark: ai ishte një krah i armatosur i luftës së dezinfomimit të Putinit.

Medvedchuk filloi si shef i kabinetit të ish-presidentit pro-Kremlinit, Leonid Kuchma (dhe përfundoi jetën e tij në Ukrainë si kreu i partisë pro-Kremlinit “Platforma e Opozitës”).

Por ai ndoshta ka qenë gjithmonë e njëjta gjë në fund të fundit: një burrë i shërbimeve të Moskës.

Putin, (sipas daljeve) e konsideronte atë si një “person të mirë” për ta vënë në vend të Zelensky.

Por nuk është hera e parë që Medvedchuk akuzohet për drejtimin e një fushate dezinformimi.

Në vitin 2013 organizata e tij “Zgjedhja ukrainase” u përfshi në një tjetër operacion lufte hibride pak para pushtimit të Krimesë, i cili konsistonte në shtytjen e propagandës pro-ruse dhe dezinformim kundër BE-së ndërkohë që Ukraina po shqyrtonte një marrëveshje më të ngushtë asocimi me Bashkimin Evropian.

Më pas, propaganda anti-ukrainase dhe propaganda anti-gay u shkrinë së bashku nga Medvedchuk nën slogane të tilla si “bashkimi në BE do të rrisë çmimet”, “BE do të na bëjë të humbasim vendet e punës”, “BE do të thotë martesa homoseksuale”.

Grupi përdori tabela për reklama, me një kosto që drejtori i reklamave Artem Bidenk e vlerësoi në 1.4 milionë dollarë.

Për “Zërin e Evropës”, shtetasi ukrainas dhe izraelit Artem Marchevskyi, i cili drejtonte Zërin e Evropës nën udhëzimet e Medvedchuk, tashmë është sanksionuar.

Marchevsky ishte kreu i organizatës rinore OPZZH, produktori i përgjithshëm i kanalit televiziv ukrainas 112 në pronësi të Medvedchuk.

Lista e sanksioneve thotë se Medvedchuk përdori kompaninë dhe Marchevskyi-n “në disa vende anëtare të BE-së për të financuar bashkëpunimin me gazetarët dhe për mbështetje financiare të fshehtë për kandidatët individualë të përzgjedhur në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, me qëllim mbështetjen e interesave të politikës së jashtme të Federatës Ruse”.

Ai pagoi edhe gazetarë, jo vetëm eurodeputetë.

Pronari i kompanisë çeke “Zëri i Evropës” është, sipas Regjistrit Tregtar Çek që konsultuam, një shtetas polak Jacek Jakubczyk, i cili e bleu kompaninë në mars 2023.

Faqja u hap më pas në qershor 2023 në më shumë se 10 gjuhë, duke përfshirë rusishten.

Në verën e vitit 2023, Medvedchuk kishte krijuar gjithashtu një platformë tjetër, në rusisht, “Një Ukrainë tjetër”, e orkestruar në mënyrë efektive nga “Agjencia e Dizajnit Social” e Ilya Gambashidze, një kompani ruse e IT e lidhur me Kremlinin, e cila prodhon dezinformata të synuara për opinionin publik ndërkombëtar.

Centrali është pikërisht aty.

Por lufta hibride duhet të përfshijë edhe naftën dhe duke qenë në Rusi, Medvedchuk i ka vënë sytë – me mbrojtjen e FSB-së, shërbimet e Putinit – te dy kompanitë e naftës, Kayum Neft dhe Dulisma, të pronarit të bankës Ugra dhe ish-raider në tregun e pasurive të paluajtshme, Alexei Khotin.

Dhe ai nuk mundi të bëjë asgjë për t’i mbajtur ata.

Novaya Gazeta shkroi se “princi i errësirës” është një njeri i lidhur me FSB-në, veçanërisht me gjeneralin Oleg Feoktistov, i afërt me Igor Sechin, kreun e Rosneft.

Midis luftës dhe luftës hibride, ne gjithmonë i kthehemi të njëjtit kombinim: nafta dhe dezinformimi, dezinformimi dhe nafta.

Shkrimi është i gazetarit Jacopo Iacoboni i La Stampa, përshtatur për Albanian Post

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusët përdorën bombën e rëndë ajrore ODAB-1500 për herë të…