Skandali i Volkswagen/ Gjykata do të vendosë për kompensimin e pronarëve të automjeteve

25 maj 2020 | 11:15

Gati pesë vjet pasi Volkswagen pranoi se kishte mashtruar me testet rregullatore të emetimeve të gazrave, Gjykata e Lartë e Gjermanisë do të vendosë të hënën përfundimisht për kompensimin e pronarëve të prekur nga ky skandal.

Në një seancë të mëparshme në muajin maj, gjyqtarët e Gjykatës Federale të Drejtësisë (BGH) deklaruan se ekziston një mundësi për kompensim të pjesshëm për disa blerës të VW, duke nënvizuar se ata ishin dëmtuar, pasi blenë një automjet të manipuluar nga kompania.

Nëse kolegët e tyre në Gjykatën e Lartë Federale bien dakord me vendimin e lëshuar nga 0900 GMT, mijëra blerës automjetesh që kërkojnë kompensim financiar, mund të merrnin një shumë të caktuar, duke filluar nga muajt e ardhshëm.

Në tetor 2018, Federata e Organizatave Gjermane të Konsumatorit dhe Klubi i Përgjithshëm Gjerman i Automobilave (ADAC) hapën gjyq në emër të drejtuesve të automjeteve kundër Volkswagenit për manipulimin e vlerave të emetimit.

Dy organizatat në fjalë krijuan një uebsajt për zhvillimet në lidhje me çështjen gjyqësore, ndërkohë që 444 mijë shoferë gjermanë aplikuan për t’u përfshirë në këtë gjyq.

Në shtator të vitit 2015, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati njoftuar se grupi Volkswagen manipulonte testet e emisionit dhe se makinat me motor nafte e ndotnin mjedisin 40 herë më shumë sesa niveli normal.

Në shtator të vitit 2015, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati njoftuar se grupi Volkswagen manipulonte testet e emisionit dhe se makinat me motor nafte e ndotnin mjedisin 40 herë më shumë sesa niveli normal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët dhe stafi i FC Drita kanë rezultuar negativë në…