Futbollistët e Dritës dalin negativë në testet për Covid-19

25 maj 2020 | 11:11

Futbollistët dhe stafi i FC Drita kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar në faqen zyrtare në “Facebook”.

Skuadra që synon titullin në Superligë ka bërë me dije se seancat grupore të stërvitjes do të vazhdojnë siç është planifikuar.

“Klubi jonë mori lajmin e mirë sepse dolën testet për Covid-19, ku të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit rezultuan negativ ndaj virusit. Ju urojmë të gjithë klubeve dhe sportistëve të kalojnë testet ndaj virusit Covid-19”, thuhet në njoftim e Dritës.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 6…