Skandaloze: 1600 nxënës të shkollës “Pavarësia” janë të rrezikuar çdo ditë nga infeksionet

14 dhjetor 2019 | 12:55

Nxënësja A.P (Identiteti i njohur për redaksinë!) është me terapi mjekësore shkaku i infeksioneve që dyshohet se ka marrë nga papastërtia në tualetet e shkollës që ajo ndjekë.

Papastërtia në tualete ka shkaktuar infeksione të shumta dhe aromë kundërmuese në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë. Në këtë shkollë vijojnë mësimin rreth 1600 nxënës, raporton arbresh.info.

“Më është sëmurë vajza në këtë shkollë. E kam me terapi. Gjendja e këtyre tualeteve është e tmerrshme”, thotë për arbresh.info Sh.P (Identiteti i njohur për redaksinë!) nëna e nxënëses A.P

Shefki Rusinovci drejtor i kësaj shkolle, tregon arsyen e kundërmimit në këtë shkollë.

Ai thotë se arsyeja është numri i madh i nxënësve, pasi që shkolla kur është ndërtuar nuk është planifikuar për një numër kaq të madh nxënësish.

“Ka se paku dy tualete që kundërmojnë, jo gjithmonë në një shkallë. Arsye e kundërmimit  është se ka numër të madh të nxënësish, nyjet sanitare dhe problemet tjera teknike të këtyre tualeteve kurrë s’do të mund të plotësojnë nevojat e një numri kaq të madh të nxënësve”, deklaron Rusinovci.

Ai thotë se për shtatë vite rresht kanë bërë kërkesa për këtë problem, e deri më tani asgjë nuk është ndërmarr.

“Fillimisht shkolla kur është ndërtu, nuk është mendu dhe planifiku që ka me pas një numër kaq të madh. Dhe ne kemi bërë së paku shtatë vjet kërkesa  se ka defekte edhe probleme të tjera teknike, p.sh kur është ndërtu shkolla dhe tualetet, sepse këto tualete s’kanë  së paku ventilim, sepse nuk është kosto as për komunën as për institucionet  tjera që janë përgjegjëse. Kërkesa kemi bërë rregullisht. Premtime kemi pas gjithë, por nuk është ndërmarr asgjë në këtë drejtim”, thotë ai.

Gjithashtu ka thënë se me ketë nivel teknik që kanë këto tualete, dhe me ketë numër të madh të nxënësve nuk do të mund të eliminohet asnjëherë kjo aromë.

“Unë kam njoftu edhe Këshillin e Prindërve edhe Këshillin Drejtues të Shkollave. Por, tërësisht me ketë nivel teknik që kanë këto tualete dhe me ketë numër të madh të nxënësve nuk ka me mujt me u eliminua”, deklaroi Rusinovci.

Papastërtia në toalete ka paraqitur problem edhe për nxënës tjerë të kësaj shkolle, dhe çdo ditë e më shumë po bëhet më e padurueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shoqëri që nuk e fut në përdorim një lëndë…