Skenderaj, 12 familje bëhen me shtëpi të reja

20 gusht 2019 | 20:27

12 palë çelësa u dhuruan për 12 familje në mesin e të cilave veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mësimdhënës, të moshuar e të vegjël, që sot nisin jetën e re, në shtëpitë e reja, për të lënë prapa kujtimet e objekteve ku deri dje kishin jetuar në kushte të këqija.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se falë bashkëpunimit të mrekullueshëm me humanistin Halil Kastrati dhe Shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, me të cilën komuna e Skenderajt ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e këtyre shtëpive, po u kthehet fëmijëve dhe familjeve të tyre buzëqeshja e shoqëruar me lotët e gëzimit.

Shkrimi i plotë i kryetarit Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”:

Lajmi i ditës!

12 palë çelësa u dhuruan sot për 12 familje në mesin e të cilave veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare, mësimdhënës, të moshuar e të vegjël, por mbi të gjitha, njerëz që meritojnë të jetojnë më dinjitetshëm, që sot nisin jetën e re, në shtëpitë e reja, për të lënë prapa shpine kujtimet e atyre objekteve ku deri dje kishin jetuar në kushte tmerrësisht të këqija.

Falë bashkëpunimit të mrekullueshëm me humanistin Halil Kastrati dhe Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, me të cilën Komuna e Skenderajt ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit (obligimi i Komunës 5,000 euro për çdo shtëpi) për ndërtimin e këtyre shtëpive, po u kthehet fëmijëve dhe familjeve të tyre buzëqeshja e shoqëruar me lotët e gëzimit.

Familjet përfituese të 12 shtëpive të reja:

Astrit Krasniqi e Hajriz Hyseni (Vajnik), Jashar Miftaraj e Muhamet Miftaraj (Runik), Halim Smakaj (Klladernicë), Selman Azemi (Açarevë), Tafil Avdullahu (Çitak), Shefqet Sahiti e Behxhet Shala (Kopiliq i Poshtëm), Skender Kajtazi (Vitak), Rrustem Gjeloshi (Çubrel) dhe Hatixhe Hoti (Turiqec).

Megjithëkëtë, jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit, dhe deri në përmbyllje të këtij projekti kemi edhe 14 shtëpi të tjera për t’i ndërtuar.

Në emër të familjeve, faleminderit secilit kontributdhënës, që po na gëzoni!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se në njëzetë…