Skënderbeu zyrtarizon trajnerin e ri Ernest Gjoka

03 dhjetor 2024 | 13:31

Ernest Gjoka merr drejtimin e Skënderbeut. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga vetë klubi korçar, që ka bërë të ditur emërimin e teknikut kryeqytetas. Gjoka do të pasojë në stol Ivan Gvozdenoviq, i cili u largua pas humbjes në kampionat ndaj Laçit.

58-vjeçari merr drejtimin e korçarëve dhe do të bëjë debutimin ndaj Tiranës, në sfidën e planifikuar për tu luajtur këtë të enjte. “Ernest Gjoka zyrtarisht bardhekuq! Tekniku Ernest Gjoka ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është zyrtarisht trajner i Skënderbeut. Menjëherë pas prezantimit, Ernest Gjoka do të nisë përgatitjet për takimin e radhës ndaj Tiranës në stadiumin ‘Skënderbeu’. Mirë se vjen Ernest Gjoka!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjoka e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi ka drejtuar ekipe si Vllaznia, Kukësi, Flamurtari dhe Kamza, ndërsa ka qenë edhe në stolin e Shkupit e Shkëndijës së Tetovës, në Maqedoninë e Veriut. Skënderbeu mban aktualisht vendin e nëntë me 13 pikë, po aq sa edhe Bylis i vendit të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për paqen,…