Skivjani i Luan Dinajt si çdo herë në mbështetje të Nismës Socialdemokrate

01 tetor 2019 | 23:31

Fshati Skivjan i Komunës së Gjakovës, fuqishëm mbështet projektin ‘Bashkë për Shtetin’ më 6 tetor. Kjo u konfirmua në takimin që patën sonte me banorët e këtij fshati në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare, kandidatët për deputet nga Nisma nga kjo komuna në krye me Fazli Hoxhën.

Në këtë takim u tha se 6 tetori për Skivjanin dhe për të gjitha vendbanimet në Kosovë do të jetë ditë e kthimit të shpresës për një jetë më të mirë në shtetin tonë.

“Banorët e Skivjanit do të kenë mbështetje më të madhe me ardhjen e Nismës Socialdemokrate në qeveri pas 6 tetorit. Vota e tyre për kandidatët tanë për deputetë është votë për zgjidhjen e çfarëdo problemi që ata mund të kenë”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i degës së Nismës në Gjakovë Fazli Hoxha.

“Skivjani ka ditur gjithmonë t’i dalë në mbrojtje Kosovës, edhe më 6 tetor Skivjani do ta tregojë fuqinë për koalicionin NISMA-AKR-PD”, ka shkruar ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Anglisë, Manchester City, ka shënuar edhe fitoren e…