Skocia barazon rezultatin ndaj Kroacisë
                22 qershor 2021
                |  21:53
            
        Skocia e ka mbyllur me rezultat 1-1, pjesën e parë të ndeshjes ndaj Kroacisë. Në fakt, tre minuta para fundit të pjesës së parë për skocezët shënoi Callum McGregor.
Paraprakisht në minutën e 17-të shënues për Kroacinë ishte Nikola Vlasiq, i cili shfrytëzoi një pasim të Ivan Perisiqit për të kaluar kroatët në epërsi 0-1.
Me rezultatet e pjesës së parë Kroacia është e treta me 2 pikë, aq sa ka edhe Skocia në pozitën e katërt.
/Epoka e re/
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        