Skriniari shumë afër kalimit në PSG

20 janar 2023 | 16:54

E ardhmja e Milan Skriniar me shumë mundësi mund të jetë te Paris Saint-Germain. Sipas asaj që raportohet nga Le Parisien, mbrojtësi sllovak, pasi ka refuzuar ofertën e rinovimit të zikaltërve, në fakt i ka dhënë fjalën PSG-së për të nënshkruar kontratën me francezët nga sezoni i ardhshëm.

Qendërmbrojtësi do të largohet me parametra zero. Gjithashtu sipas medieve transalpine, nuk mund të përjashtohet plotësisht që transferimi i Skriniar të ndodhë që këtë muaj.

Interi mund të pranojë një ofertë të ulët për të mos ta humbur me kosto zero në fundin e sezonit. Paga e futbollistit do të jetë nga 10 deri në 15 milionë euro në sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i ri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka mohuar…