Sky Sports: Phil Foden rinovon kontratën me Manchester City

05 maj 2026 | 13:30

Sipas raportimeve të Sky Sports, mesfushori i Manchester City, Phil Foden, ka nënshkruar kontrate të re 4-vjeçare me klubin anglez.

Burimet e afërta me klubin bëjnë të ditur se të gjitha pikat kryesore të kontratës janë dakorduar dhe zyrtarizmi pritet të vijë së shpejti, duke e lidhur Foden për një periudhë afatgjatë me kampionët e Anglisë.

Mediat angleze ditëve të fundit kishin raportuar se negociatat për rinovim të kontratës kanë filluar, ndërsa sot palët kanë finalizuar atë.

Foden ka qenë mjaftë i rëndësishëm të City këtë sezon, duke zhvilluar 46 paraqitje në të gjitha garat, ku ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë 6 asistime, duke konfirmuar rolin e tij kyç në skuadër.

Rinovimi i tij shihet si pjesë e planit të Manchester Cityt për të mbajtur bërthamën e skuadrës dhe për të vazhduar dominimin në futbollin anglez dhe evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e martë), zhvillohet ndeshja e kthyese e gjysmëfinales së…