Nuk lejohen mediat gjatë raportimit të KOSTT-it, opozita: Kjo ndodh vetëm në vendet komuniste

05 gusht 2021 | 15:19

Bordi dhe menaxhmenti i KOSTT-it kanë raportuar të enjten në Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi, Industri dhe Tregti, por mediat nuk janë lejuar që të qëndrojnë gjatë këtij raportimi.

Nga deputetja Mimoza Kusari-Lila u propozua që gjatë këtij raportimi mediat mos të jenë të pranishme, me arsyetimin se në bazë të rregullores janë disa gjëra që duhet mbesin konfidenciale.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se është kundër mbylljes së raportimit për media. “Është e palogjikshme të mbahet një raportim i tillë pa praninë e mediave”, ka theksuar Lekaj, duke shtuar se vetëm në komunizëm mund të ndodh një gjë e tillë.

Po ashtu edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme që të mohohet një raportim i tillë para mediave.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se kjo kërkesë për mbylljen për mediat është e bazuar në rregullore dhe gjithçka do ju transmetohet më vonë edhe mediave.

Pas diskutimit mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, me gjashtë vota për u votua që mediat të largohen gjatë raportimit të KOSTT-it.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lufta kundër…