Sllovenia dhe Çekia regjistrojnë rastet e para të lisë së majmunëve

24 maj 2022 | 16:48

Autoritetet shëndetësore të Sllovenisë kanë konfirmuar rastin e parë të infeksionit me li të majmunëve, në një udhëtar që ishte kthyer nga Ishujt Kanarie të Spanjës.

Burri nuk është shtruar në spital sepse ishte infektuar nga një version i butë i llojit të sëmundjes virale të Afrikës Perëndimore, ka thënë Mario Fafangel, kreu i Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive, në një konferencë shtypi të martën.

Fafangel  ka thënë se ai besonte se zinxhiri i transmetimit në Slloveni do të ndalet shpejt dhe se nuk kishte nevojë që popullata e gjerë të vaksinohej, shtoi ai, përveç atyre që trajtojnë virusin në laboratorë.

Gjithashtu, të martën, Republika Çeke, ka regjistruar rastin e parë të lisë së majmunëve.

Pavel Dlouhy, kreu i Shoqatës Çeke për Sëmundjet Infektive, i ka thënë agjencisë së lajmeve “AFP”, të martën, se sëmundja është zbuluar te një burrë në Spitalin Universitar Ushtarak të Pragës, por nuk ka pranuar të jepte ndonjë detaj.

“Ishte vetëm çështje kohe. Ne e kemi pritur këtë për ditë të tëra”, ka thënë Dlouhy.

Gjatë ditëve të fundit, disa vende evropiane dhe të Amerikës së Veriut, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, kanë raportuar raste të virusit të rrallë, i cili është endemik në pjesë të Afrikës.

 

Megjithatë, autoritetet mjekësore kanë thënë se rreziku që sëmundja të përhapet gjerësisht është i ulët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e qytetit të Moskës ka lënë në fuqi vendimin…