Slot: Speciale ta fitosh titullin me tifozët, meritë edhe e Kloppit

28 prill 2025 | 13:08

Arne Slot është trajneri i pestë që fiton Premier Ligën në sezonin e tij të parë në Angli, pas Mourinhos (2004-05), Ancelottit (2009-10), Pellegrinit (2013-14) dhe Contes (2016-17). “Është e vështirë ta shpjegoj me fjalë.

Pamjet këtu dhe ato para ndeshjes tregojnë më shumë sesa mund të përshkruaj unë. Prania e tifozëve është ajo që e bën këtë moment kaq të veçantë. Para 3-4 vjetësh ata fituan titullin, ishte një arritje e jashtëzakonshme, por tifozët nuk ishin aty. Kështu që ndjen se sa e rëndësishme ishte për ta të ishin të pranishëm. Djemtë bënë një punë të jashtëzakonshme, bashkë me tifozët tanë”, ka thënë tekniku holandez, që mori mikrofonin përpara tifozëve dhe thërriti edhe emrin e Klopit.

Slot, i cili u bë edhe trajneri i parë holandez që fiton Premier Ligën, nuk pati asnjë dyshim te skuadra e tij: “Pësimi i golit nuk ishte ideal, por unë u besoj lojtarëve të mi. Ata gjithmonë gjejnë një mënyrë për të fituar. Nuk mendoja se mund ta humbnim këtë ndeshje. Nëse ishe në këtë stadium, e ndieje qartë. Fokusi ynë kryesor ishte të fitonim këtë ndeshje. Të gjithë thoshin se ne tashmë e kishim fituar titullin, por ne ende ndienim presionin për ta siguruar matematikisht. Gjatë gjithë sezonit kemi qenë pothuajse gjithmonë në krye të tabelës. E dimë sa e vështirë është Premier Liga, por gjithmonë kemi pasur besimin se mund ta fitonim”.

“Puna që kishin lënë Klopp dhe Lijnders, kultura, përkushtimi, cilësia, ishte e jashtëzakonshme. Na ndihmoi edhe periudha e vështirë e Cityt. Kur nisi sezoni do pranonim katër vendet e para, por kjo nuk do të ishte e drejtë për lojtarët, sepse janë shumë më të mirë se kaq dhe këtë e kanë treguar këtë sezon”, ka deklaruar Slot.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë finalistët e Kupës së Kosovës në hendboll shkëlqyen…