SLS-ja përkrah ministren Dijana Zhiviq

27 shkurt 2019 | 14:08

Partia e Pavarur Liberale Serbe (SLS) i ka dhënë mbështetje të plotë Dijana Zhiviq si ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) në detyrën e saj të re, pas shkarkimit të Nenad Rikallos nga Lista Serbe, i cili kishte bojkotuar këtë post.

Në një konferencë për medie, SLS-së, Sllobodan Petroviq, ka bërë me dije se emërimi i Zhiviqit në këtë detyrë është bërë me propozim të tij, duke thënë se me këtë emërim është rregulluar një padrejtësi ndaj kësaj partie që të udhëheqë me të paktën një ministri.

Ai ka folur edhe rreth reagimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili me rastin e emërimit të Zhiviq kishte thënë se kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar “serbë privatë” në ministritë e tij, raporton “Kosovapress”.

Ai ka akuzuar Listën Serbe për përhapje të gënjeshtrave të ndryshme ndaj ministres Zhiviq, duke thënë se një gjë e tillë është e turpshme, ndërsa është zotuar se MBPZhR-ja do të jetë ministri e të gjithëve dhe se do të punohet në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat…