Smajl Latifi uron për koalicionin AAK-Nisma: Të punojnë shumë e pareshtur për Kosovën që e duam

18 janar 2024 | 20:39

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ishte pjesë e pritjes tradicionale të fillimvitit, organizuar nga AAK-ja.

Ai ka theksuar se me tërë dijen dhe energjitë pozitive, do të punojnë shumë e pareshtur për Kosovën që e duam dhe për mirëqenien e plotë të qytetarëve të shtetit tonë.

“Për ta kthyer shpresën dhe për ta jetësuar ndryshimin real, të domosdoshëm, e që e meritojnë plotësisht qytetarët tanë, sonte u bashkuam në pritjen tradicionale të fillimvitit, në një tubim vërtet madhështor në Prishtinë, ku në sallën e stërmbushur plot me aktvistë e mbështetës që, me vullnet, besim e me bindje, me tërë dijen dhe energjitë pozitive, do të punojnë shumë e pareshtur, për Kosovën që e duam dhe për mirëqenien e plotë të qytetarëve të shtetit tonë, Kosovës”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Ai ka uruar për koalicionin e arritur të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së dhe të Nisma-s.

“Paçi shëndet dhe mbarësi në punët tuaja të përditshme në të mirë të vendit! Jemi bashkë e të gatshëm për të ecur pandalshëm e me hapa të sigurt drejt sukseseve! Na priftë mbarë!”, ka shkruar kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një këmbësore dyshohet se është goditur nga një veturë në…