Smithi emërohet trajner i ri i Norwichit

15 nëntor 2021 | 11:59

Norwich City ka njoftuar emërimin e Dean Smithit si trajner të ri të klubit. Lajmi është konfirmuar përmes faqes zyrtare të klubit. Smithi ka nënshkruar një kontratë prej dy vjetësh e gjysmë.

Së fundi, Smithi ishte trajner i Aston Villas, gjersa ai u shkarkua nga klubi pas rezultateve të dobëta.

“Norwich City është klub i madh, me përkrahës të shumtë, të cilët e kuptojnë plotësisht çfarë do të thotë të jesh pjesë e klubit dhe komunitetit të tij. Unë gjithmonë kam punuar për përmirësimin dhe zhvillimin e lojtarëve dhe me këtë vjen edhe përmirësimi i paraqitjeve, natyrisht”, ka thënë Smith.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i Prizrenit të dielën është zgjedhur Shaqir Totaj i…