“S’mund të pajtohem”, gjykatësi i Speciales e kundërshton në disa pika aktgjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

18 maj 2022 | 12:55

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale. Aktgjykimi mban nënshkrimet e kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith dhe gjykatësve Guenaël Mettraux e Christoph Barthe. Ky i fundit nuk është pajtuar me dy kolegët e tij në disa çështje të aktgjykimit, dhe për këtë e ka shkruar opinionin e tij.

Gjykatësi gjerman ka thënë se nuk mund të pajtohet me dy kolegët e tij në dy pika, ndërsa fillimisht ka theksuar se përgjithësisht pajtohet me dënimin e Gucatit dhe Haradinajt.

“Ndërsa jam dakord me kolegët e mi, nuk mund t’i ndjek në dy pika diskrete. Ato kanë të bëjnë me: (i) interpretimin e elementit subjektiv të veprës penale të kanosjes, siç përcaktohet në nenin 387 të Kodit Penal të Kosovës 2019 (KPK); dhe (ii) arsyetimin specifik të aplikuar për dënimin e dy të akuzuarve për veprën penale pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare duke marrë pjesë në një grup në përputhje me nenin 401 (2), (3) dhe (5) përveç veprës së pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare me kanosje të rëndë, sipas nenit 401 (1) dhe (5). Të dyja pikat,megjithatë, nuk ndikojnë në pajtimin tim të përgjithshëm me rezultatin e aktgjykimit”, është thënë në opinionin e veçantë të gjykatësit Barthe.

Ai ka mospajtim me dy gjykatësit tjerë në çështjen e interpretimit të veprës penale të kanosjes. Barthe ka shprehur qëndrimin e tij, ndërsa ka thënë se “kolegët e mi mendojnë se vepra e kanosjes (neni 387) mund të kryhet me qëllim të drejtpërdrejtë ose eventual”.

Gjykatësi Christoph Barthe ka shërbyer si prokuror publik në Gjykatën Federale Gjermane të Drejtësisë që nga viti 2010, ku është i specializuar në ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe gjenocidit.

Opinioni i plotë i gjykatësit Christoph Barthe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miami fitoi me rezultat 118-107 ndaj Bostonit në finalen e…