Softolli i PDK-së: Frika nga humbja ka përfshirë pushtetin e plakur të LDK-së në Podujevë

25 tetor 2020 | 17:15

Qytetarët e Komunës së Podujevës më 29 nëntor do të votojnë për kryetarin e ri të kësaj komune.

Nënkryetari i Rinisë Demokratike të PDK-së në Podujevë, Argjend Softolli, ka thënë se pushteti aktual në këtë komunë është duke bërë keqpërdorime të shumta.

Ai ka theksuar se frika nga humbja e zgjedhjeve ka përfshirë pushtetin e plakur dhe të kalbur të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë.

“Keqpërdorimet e parasë publike janë rritur ndjeshëm. Në kohë pandemie qyteti po vidhet në mënyrë brutale për përfitime elektorale. Gjatë ditëve në qytet mundemi me shikuar, sesi po shtrohet asfalt pa asnjë kriter deri tek dera e shtëpisë, pa plane dhe pa nevojë, duke lënë në mëshirë të fatit ata që vërtet kanë nevojë për kanalizim, rrugë, dhe ndriçim”, ka shkruar Softolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Softollit:

Fushata ka përfshirë Podujevën, keqpërdorimet e parasë publike janë rritur ndjeshëm. Në kohë pandemie qyteti po vidhet në mënyrë brutale për përfitime elektorale.

Gjatë ditëve në qytet mundemi me shikuar, sesi po shtrohet asfalt pa asnjë kriter deri tek dera e shtëpisë, pa plane dhe pa nevojë, duke lënë në mëshirë të fatit ata që vërtet kanë nevojë për kanalizim, rrugë, dhe ndriçim.

Shpërndarja e subvencioneve në bujqësi në mënyrë totalisht të padrejtë. Shpërndarja e bursave në mënyrë të padrejtë.

Qendra e Mjekësisë Familjare është rrënuar pikërisht në kohë pandemie.

Vende të shumta pune në këmbim të votës, familjare, konkurse dhe përzgjedhje pa u bazuar në kritere.
Frika nga humbja ka përfshirë pushtetin e plakur dhe të kalbur të Lidhjes Demokratike në Podujevë.

Çdo pore e jetës së qytetarit është duke u vështirësuar, pra po vidhet në çdo gjë. Humbjen askush nuk mundet ta ndal, por fitoren do ta arrijmë mbi ta, sepse qyteti ynë meriton më mirë. Prandaj bashkë duhet ta ndalim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në…