Softolli: Vendimi i Këshillit Drejtues të UP-së për bursat e studentëve, i papranueshëm

09 janar 2018 | 11:46

Kryetari i Grupit të Pavarur Studentor, Argjend Softolli, ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së për bursat e studentëve.

“Në cilësinë e deputetit në Parlamentin Studentor dhe si kryetar i Grupit të Pavarur Studentor dua t’ ju them se e kemi marrë me shqetësim këtë vendim të Këshillit Drejtues, duke e njohur gjendjen e rënduar të jetës studentore në Kosovë. Ky vendim vetëm sa e vështirëson edhe me shumë jetën studentore, për mua si përfaqësues studentor është vendim i papranueshëm”, ka thënë Softolli.

Ai ka bërë me dije se për veprimet e mëtutjeshme rreth kësaj çështje, Grupi i Pavarur Studentor do të dalë me qëndrim pas mbledhjes së kryesisë së GPS-së.

“Veprimi më i mirë do të jetë ai duke ndjekur rrugën institucionale përmes një ankese. Ndërsa për çdo rast në jemi këtu edhe për mundësit e tjera të organizimit studentor. Ftoj rektorin Marjan Dema që të reflektojë dhe mos të merr veprime kok me vete, por të shikoj se si është jeta studentore. Unë dua t’ia përkujtoj rektorit Dema se luftën me studentët e kishte humbur edhe ish-rektori Zejnullahu”, ka deklaruar Argjend Softolli, kryetari i Grupit të Pavarur Studentor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri i njohur shqiptar, Albon Pervizaj do të boksoj më…