Sokol Bashota zyrtarizon kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Klinë

23 prill 2019 | 16:56

Sokol Bashota ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Klinë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se këtë vendim për kandidim për kryetar të degës, e ka marrë si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të shumë anëtarëve dhe simpatizantëve dhe qytetarëve të Klinës.

Postimi i plotë i tij:

Anëtarë dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Klinë,
Të nderuar qytetarë të Klinës,

Sot, më datë 23 prill 2019, në bazë të rregullores për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës, komisionit lokal të zgjedhjeve i paraqita kandidaturën time për kryetar të Degës së PDK-së në Klinë.

Këtë vendim, për kandidim për kryetar të degës, e mora si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të shumë anëtarëve dhe simpatizantëve dhe qytetarëve të Klinës.

I vetëdijshëm për të gjitha sfidat në këtë proces që na presin, në këtë rrugëtim llogarita në mbështetjen tuaj të pakursyer dhënë në çdo kohë.

Klina meriton më shumë punë dhe punë më të mira. Dhe ne bashkërisht mund t’ia dalim!

Dalshim faqebardhë!

Shumë nderime për ju nga
SOKOL BASHOTA

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka ngushëlluar bashkëpartiakun…