Solskjaeri: De Gea është portieri më i mirë në botë

30 shtator 2021 | 16:33

Ole Gunnar Solskjaer e cilësoi David de Gean si portierin më të mirë në botë, pasi spanjolli bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në lojën kundër Villarrealit.

De Gea bëri gjashtë pritje, disa prej tyre në kohë vendimtare të pjesës së parë, kur Djajtë e Kuq ishin në disavantazh.

Pas ndeshjes, Solskjaer e veçoi De Gean si “Njeriun e tij të Ndeshjes”, përkundër faktit se Ronaldo shënoi në minutën e fundit, duke i siguruar klubit tre pikë, shkruan Goal.

“Fatmirësisht ne kishim portierin më të mirë në botë sonte, Davidi ishte fantastik”, tha trajneri.

“De Gea pati një verë të vështirë. Ai shkoi në Euro dhe nuk luajti atje, por ai me të vërtetë është kthyer me një vendosmëri, një normë pune, që unë e shijoj. Përsëri, ai mori një rezultat të merituar”.

De Gea është paraqitur gjashtë herë në Premier Ligë këtë sezon, duke pozicionuar ekipin në katër vendet e para të tabelës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…