Solskjaeri, trajner i muajit në Premier Ligë  

08 shkurt 2019 | 16:46

Ole Gunnar Solskjaer është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit janar në Premierligë.

Norvegjezi po shijon një përvojë të paharruar te Manchester United, pas marrjes së drejtimit të ekipit në dhjetor të vitit të kaluar.

Solskjaer, është emëruar trajner i Manchester United më 18 dhjetor, duke zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.

Fillimi i epokës së tij në ‘Old Trafford’ ka qenë mbresëlënës, duke arritur nëntë fitore dhe vetëm një barazim në dhjetë ndeshjet e para.

Këto rezultate kanë bërë që me plot meritë atij t’i takojë çmimi i trajnerit më të mirë të muajit janar në elitën e futbollit anglez. Ndeshja e radhës e Manchester United në Premierligë është ajo e ditës së shtunë kundër Fulham në udhëtim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar të premten Ekipin Olimpik…