Solskjaeri tregon se si i inspiroi lojtarët për ta përmbysur rezultatin

21 tetor 2021 | 09:57

Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer, ka treguar se si i ka inspiruar futbollistët e tij për t’u rikthyer në ndeshjen kundër Atalanta-s.

“Djajtë e kuq” ishin në disavantazh prej dy golash në pjesën e parë.

Solskjaer zbuloi se çfare u tha lojtarëve në zhveshtore në pushim mes pjesëve.

Ai u kishte thënë lojtarëve se duhet një gol dhe më pas do ta fitojnë lojën.

“Në pushim mes pjesëve, iu thashë atyre se na duhet një gol, sepse pastaj do ta fitonim ndeshjen. Isha i sigurt se do ta fitonim ndeshjen nëse nuk do të pranonim gol tjetër. E rëndësishme ishte t’i shfrytëzonim rastet”.

Dhe ashtu edhe ndodhi Manchesteri e përmbysi rezultatin duke shënuar tre herë me Marcus Rashford, Harry Maguire dhe Cristiano Ronaldo.

Pas kësaj fitore United tani është lider i Grupit F me gjashtë pikë, i ndjekur nga Atalanta dhe Villarrealit me nga katër pikë.

Young Boys është në vendin e fundit me vetëm tri pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poezi nga: Elfriede Jelinek Përktheu: Maksim Rakipaj Sonte harabelat e…