Sommer: Mezi po e pres derbin, më kanë thënë se është unik

15 shtator 2023 | 15:08

Yann Sommer po përgatitet të jetojë derbin e tij të parë të Milanos. Portieri zviceran ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport, ku ka shpjeguar edhe arsyet që e kanë shtyrë të zgjedhë Interin.

“Interi është Interi. Është traditë, forcë dhe ekselencë. E kam parë situatën në një këndvështrim të përgjithshëm: trajneri, stili i lojës, stadiumi, tifozët, jeta në qytet për familjen time. Kam kuptuar se ky ishte vendi i duhur për mua.

Nuk kam pasur kurrë frikë që operacioni të dështonte, kam qenë gjithmonë shumë i qetë. Nuk e di mirë se çfarë ka ndodhur mes klubeve, por kisha besim se do të harroja atë që doja.

San Siro special? Ka një atmosferë ndryshe dhe unë e adhuroj që tani: është i zhurmshëm, emocionues, argëtues. Të gjithë ata me të cilët kisha folur para më kanë thënë se është unik.

Derbi? Është unik për rëndësinë që kanë të dyja skuadrat, për prestigjin dhe rëndësinë që ka për Italinë. Pres me padurim të luaj, do të jetë drithërues: të gjithë e presin këtë ndeshje. Edhe shoku im i kombëtares, Ricardo Rodriguez, më ka folur gjithmonë për derbin e Milanos”, deklaroi Sommer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) njoftoi më 15 shtator se…