Sondazhet e CNN: Trump fiton në shtetet e lëkundura

06 nëntor 2023 | 13:43

Një vit nga presidencialet e 2024-tës në SHBA, ish-Presidenti Donald Trump përgatitet të dëshmojë në gjykatë për mashtrim, teksa përballet veçmas edhe me më shumë se 90 akuza penale, duke krijuar mundësinë që një i dënuar të synojë biletën republikane për zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm, thotë CNN.

Megjithatë, janë perspektivat politike të Presidentit Joe Biden ato që po tkurren, vazhdon gjigandi mediatik. Trumpi ulet sot në bankën e dëshmitarëve në New York, një aktivitet jo tipik ky i një ish-presidenti. Por Donald Trumpi, në fund të fundit, ishte presidenti më jokonvencional, thotë CNN. Telashet e tij me ligjin megjithatë, duket se nuk ia kanë ulur popullaritetin përkundrazi.

Anketimet e fundit konsiderohen brutale për Bidenin, pasi tregojnë një epërsi të Trumpit ndaj tij në shumë prej atyre që konsiderohen si shtetet kyçe në vulosjen e fatit të zgjedhjeve presidenciale. Shifrat, thuhet në shkrim, ka të ngjarë të mbjellin panik mes demokratëve, teksa mes amerikanëve sa vijnë e shtohen dyshimet nëse Bideni, që këtë muaj mbush 81-vjeç, do të jetë në gjendje të cojë deri në fund një mandat të dytë të plotë.

Disa demokratë megjithatë, argumentojnë se koha për ta zëvendësuar atë me një tjetër kandidat, tashmë mund të ketë kaluar. Pozicioni i Biden është duke u dobësuar në kohën kur ai po trajton kërcënimet globale si lufta në Lindjen e Mesme, duke spostuar vëmendjen nga mbështetja e ekonomisë si dhe krisjet e shfaqura në bazën multiracore qe i dha fitoren në fillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të fushatës nacionale për parandalimin e trafikimit me…