Sondazhi i Klan Kosovës: Këta janë kanditatët që do të fitojnë në zgjedhjet lokale

14 tetor 2021 | 23:13

Klan Kosova po prezantohen të dhënat e fundit të sondazhit “Matjet e Opinionit Publik” për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sipas të dhënave të matjeve të opinionit publik në Pejë, del që kryetari aktual Gazmend Muhaxheri do të përfundojë që në raundin e parë me 52.30 për qind të deklarimit të respodentëve.

Profesori Tomor Qela, ka treguar se për kë janë përcaktuar qytetarët në disa nga komunat kryesore.

“Gazmend Agusholli (VV) me 22.40 përqind, Rrustem Berisha (AAK) me 18.00 përqind dhe Gazmend Muhaxheri me 52.30 përqind”, u shpreh tutje ai.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova është publikuar matja e opinionit publik në garën për kryetar të Ferizajt.

Në matjen e prezantuar nga Tomor Qela, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Agim Aliu, del i pari me 51.50, përqind.

Kandidati i dytë del Valon Ramadani i Lëvizjes Vetëvendosje, me 35.20 përqind

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, del e treta 7.90 përqind dhe i katërti del Arben Halili, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.10 përqind.

Sipas matjeve të opinioni publik, në Viti pa balotazh del se do të fitoj Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 53.09 përqind të deklarimit të respodentëve.

Në bazë të këtij sondazhi, i dyti në zgjedhjet lokale në Viti do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi me 29.9 përqind.

Ndërsa, i treti do të jetë Bekim Azizi i PDK-së me 13.4 përqind, kurse i katërti do të jetë Reshat Azizi i AAK-së me 1.03 përqind.

Në bazë të të dhënave nga matjet e këtij sondazhi, 2.58 përqind kanë thënë se do ta votojnë dikë tjetër.

Mostra e marrë në këtë matje është 800 respodentë ndërsa realizimi i këtij sondazhi është bërë me datë 25 shtator.

Sipas këtyre rezultateve të matjeve të opinionit publik në Klinë, del që kryetari aktual Zenun Elezaj, do të jetë në krye të kësaj komune edhe për një mandat me 50.24 përqind.

Pas tij është PDK me 20.17 përqind, e pasuar nga Besim Hoti i LDK-së me 20.4 përqind, Lulzim Dragidella i VV-së ka 9.21 përqind dhe kandidatët e tjerë 0.31 përqind.

Për këtë sondazh janë anketuar 800 persona, 3.60% e numri të votuesve.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre në Deçan: Bashkim Ramosaj (AAK) 59.29 %, Hyri Dobrunaj (LDK) 22.86 %, Orges Tafilaj (VV) 14.74 % dhe Ardiana Qorraj (PDK) 3.10 %.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Bashkim Ramosaj (AAK) 55.5 %, Hyri Dobrunaj (LDK) 21.4 %, Orges Tafilaj (VV) 13.8 %, Ardiana Qorraj (PDK) 2.9 % dhe 6.4 % nuk e di.

Në këtë matje të opinionit publik kanë marrë pjesë 800 respodentë dhe i njëjti është realizuar me 800 respodentë.

Sipas matjeve të fundit të opinionit publik, në Mitrovicë parashihet se do të ketë balotazh, ku në garë prinë Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela, “Matjet e Opinionit Publik”, të shpalosura në emisionin Rubikon në Klan Kosova del se në zgjedhjet lokale në Mitrovicë do të ketë balotazh, ku prin Bedri Hamza me një përqindje mbi 46 përqind, i pasuar nga Agim Bahtiri me mbi 35 përqind dhe Armend Agolli me mbi 13 përqind.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Bedri Hamza (PDK) 48,85 përqind, Agim Bahtiri (VV) 36.9 përqind, Armend Agolli (LDK) 14.26 përqind.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Fadil Nura (PDK) 56.2 % dhe Bekim Jashari (kandidat i pavarur) 43.8 %.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Fadil Nura (PDK) 52.6 %, Bekim Jashari (kandidat i pavarur) 41 % dhe Nuk e di (6.4 %).

Në këtë matje të opinionit publik kanë marrë pjesë 800 respodentë dhe i njëjti është realizuar më 6 tetor.

Sipas matjeve të fundit të opinionit publik, në Prishtinë parashihet të ketë balotazh, ku në garë prinë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia me mbi 46 përqind i ndjekur nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama me mbi 25 përqind.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara: Xhafer Gashi i Iniciativës Qytetare me 47.92 përqind, Halil Thaqi i VV-së me 19.66 përqind, Ajet Berisha (Lëvizja për Bashkim) me 10.13 përqind, Mehmet Krasniqi i LDK-së me 9.63 përqind dhe Xhelal Krasniqi i AAK-së me 5.57 përqind.

Ndërsa rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Xhafer Gashi i Iniciativës Qytetare ka 47.30 përqind, Halil Thaqi i VV-së me 19.40 përqind, Ajet Berisha (Lëvizja për Bashkim) me 10.00 përqind, Mehmet Krasniqi i LDK-së me 9.50 përqind dhe Xhelal Krasniqi i AAK-së me 5.50 përqind.

Profesori Tomor Qela në Rubikon në Klan Kosova, tha se në Obiliq është karakteristike se numri i respodentëve që kanë deklaruar se nuk dinë se për kë të votojnë është shumë i vogël ose 1.3 përqind.

Sipas këtyre rezultateve të matjeve të opinionit publik në Prizren, del që kryetari aktual i VV-së Mytaher Haskuka, do të jetë në krye të kësaj komune edhe për një mandat me mbi 40 përqind.

Nga rezultatet e publikuara del se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, i prin garës me rezultat 46.30 përqind dhe ka shumë mundësi që të ketë ballotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Alban Hyseni, i cili në raundin e parë pritet t’i marrë 40.70 përqind të votave.

Gjatë prezantimit profesori Tomor Qela, tha se në matje kanë marrë pjesë 1 mijë e 50 respodentë.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara:

Lutfi Haziri, (LDK) 47.98 përqind, Alban Hyseni (VV) 42.18 përqind, Leonora Bunjaku (PDK) 4.46 përqind, Nazim Gagica 4.35 (AAK) përqind.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Lutfi Haziri, 46.30 përqind

Kandidati i dytë del Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje, me 40.70 përqind

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës Leonora Bunjaku , del e treta 4.30 përqind dhe i katërti del Nazim Gagica, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 4.20 përqind.

Matja e opinionit është bërë më 11 dhe 12 tetor.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Ekrem Hyseni (LDK) 45.65 %, Shpejtim Bulliqi (VV) 42.95 %, Filloreta Zejnullahu (PDK) 8.07 % dhe Besnik Tahiri (AAK) 3.31 %.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Ekrem Hyseni (LDK) 44.10 %, Shpejtim Bulliqi (VV) 41.50 %, Filloreta Zejnullahu (PDK) 7.80 % dhe Besnik Tahiri (AAK) 3.20 %.

Janë intervistuar 1,050 respodentë në periudhën 4 deri 5 tetor.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Ekrem Hyseni (LDK) 45.65 %, Shpejtim Bulliqi (VV) 42.95 %, Filloreta Zejnullahu (PDK) 8.07 % dhe Besnik Tahiri (AAK) 3.31 %.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Ekrem Hyseni (LDK) 44.10 %, Shpejtim Bulliqi (VV) 41.50 %, Filloreta Zejnullahu (PDK) 7.80 % dhe Besnik Tahiri (AAK) 3.20 %.

Janë intervistuar 1,050 respodentë në periudhën 4 deri 5 tetor.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Ilir Ferati (LDK) 47.25, Agron Avdijaj (VV) 25.42 %, Bekë Berisha (AAK) 21.5 %, Ali Nimanaj (PDK) 5.3 % dhe Tjetër 0.53 %.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Ilir Ferati (LDK) 44.6 %, Agron Avdijaj (VV) me 24 %, Bekë Berisha (AAK) 20.3 %, Ali Nimanaj (PDK) 5 %, Tjetër 0.5 % dhe Nuk e di 5.6 %.

Në këtë matje të opinionit publik kanë marrë pjesë 800 respodentë dhe i njëjti është realizuar më 6 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Dukagjin Gorani, ka folur në emisionin Pressing në T7…