Sonte luhen dy ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Paris

10 prill 2024 | 14:02

Sonte do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Kryepërballja kryesore e natës së mërkurës pritet të jetë ajo në mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Parc des Princes, duke filluar nga ora 21:00.

Një tjetër sfidë interesante do të jetë edhe ballafaqimi në mes Atletico Madridit dhe Borussia Dortmundit.

Loja do të luhet në stadiumin “Civitas Metropolitano”, duke nisur nga ora 21:00.

Përndryshe, të martën u zhvilluan dy ndeshjet e para çerekfinale ku pati super paraqitje si në takimin e Real Madridit me Manchester Cityn, që u mbyll me rezultat 3-3.

Njashtu edhe në takimin në mes Arsenalit dhe Bayernit, që u mbyll gjithashtu në barazim 2-2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enzo Fernandez, ka thënë se nuk ka plane që të…