Sonte ndeshja Sigal Prishtina-Kerasan Prishtina

26 janar 2018 | 13:18

Me përballjen ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Kerasan Prishtinës që do të zhvillohet të premten në kryeqytet me fillim nga ora 19:00 do të nis xhiroja e XVII në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndërkaq të shtunën në program janë tri takimet e tjera të kësaj xhiroje, ku në Gjakovë në palestrën “Shani Nushi”, Rahoveci e pret Bashkimin me fillim nga ora 17:00, kurse në Mitrovicë, Trepça është nikoqire e Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo që do të luhet duke filluar nga ora 17:30, si dhe në ora 19:00 në “Karagaçi”, Borea e pret Pejën.

Duhet theksuar se të tri duelet e së shtunës pritet të sjellin rivalitet në parket, duke marr parasysh faktin se për nga cilësia këto skuadra tashmë janë të përafërta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot me…