Sonte përballen Bayern – Inter dhe Liverpool – Napoli

01 nëntor 2022 | 08:00

Sonte Liga e Kampionëve sjell dy ndeshje mes skuadrave gjigante Bayern – Inter dhe Liverpool – Napoli me fillim nga ora 21:00. Të katër këto skuadra kanë siguruar kualifikimin, ndërsa situatë e paqartë është vetëm në Grupin D, ku të katër skuadrat janë në garë për kualifikim. 

Bayern Muncheni dhe Interi sonte (e martë) e mbyllin fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve me përballjen që zhvillohet në “Allianz Arena” në kuadër të Grupit B. Këto dy skuadra tashmë i kanë siguruar dy pozitat e para dhe do të luajnë vetëm për prestigj. Bayerni ka fituar pesë ndeshjet e zhvilluara në këtë edicion dhe ka grumbulluar 15 pikë, ndërsa Interi ka grumbulluar 10 pikë për ta siguruar vendin e dytë, ndërsa Barcelona do t’i vazhdojë garat në Ligën e Evropës.

Forma e gjermanëve në një grup të vështirë ka qenë tepër mbresëlënëse të cilët kanë fituar të gjitha ndeshjet dhe kanë shënuar 16 gola, kurse kanë pranuar vetëm dy gola. Klubi që drejtohet nga Julian Nagelsmann vitin e kaluar është eliminuar nga Villarreali sezonin e kaluar, por e ngriti trofeun në vitin 2020 duke mundur Paris Saint-Germain në finale. Bayerni në Bundesliga e mposhti në fundjavë Mainzin (6-2) dhe ka pikë pas Union Berlinit. Në anën tjetër, Interi e siguroi kualifikimin pas fitores 4-0 ndaj Viktoria Plzenit. Vendimtar për kualifikim ishte barazimi me Barcelonën (3-3). Interi edicionin e fundit në Ligën e Kampionëve u eliminua nga Liverpooli, kurse herën e fundit që e kishte fituar trofeun më të çmueshëm në futboll ishte në vitin 2010, kur e mposhti në finale Bayernin.

Skuadra e Simone Inzaghit në ndeshjen e fundit në kampionat fitoi ndaj Sampdorias me rezultat 3-0. Mungesat e Bayernit për këtë ndeshje janë Bouna Sarr, Lucas Hernandez, Manuel Neuer, Leroy Sane, Thomas Muller dhe Matthijs de Ligt. Në anën tjetër mungesa do të ketë edhe Interi: Dalbert, Marcelo Brozoviq, Gabriel Brazao dhe Romelu Lukaku. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi do të përballen Viktoria Plzeni dhe Barcelona, ndeshje e cila nuk ka ndonjë rëndësi të madhe sa iu përket pikëve. Në Grupin A Liverpooli përballet me Napolin dhe do të përpiqet të shënojë fitore dhe ta rrëmbejë pozitën e parë në grup. Në ndeshjen e parë italianët shënuan fitore me rezultat bindës 4-1. Në ndeshjen tjetër përballen Rangers – Ajax.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munchen: Ulreich; Mazraoui, Upamecano, Pavard, Davies; Sabitzer, Goretzka; Coman, Musiala, Mane; Choupo-Moting.

Inter: Onana; Skriniar, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, L. Martinez.

Grupi A

21:00 Liverpool – Napoli
21:00 Rangers – Ajax

Tabela

1. Napoli               15 pikë
2. Liverpooli        12
3. Ajaxi                   3
4. Ragners             0

Grupi B

18:45 Bayer Leverkusen – Club Brugge
18:45 Porto – Atletico Madrid

Tabela

1. Club Brugge              10 pikë
2. Porto                           9
3. Atletico Madrid        5
4. Bayer Leverkusen    4

Grupi C

21:00 Bayern Munchen – Inter
21:00 Viktoria Plzen – Barcelona

Tabela

1. Bayern Munchen         15 pikë
2. Inter                              10
3. Barcelona                      4
4. Viktoria Plzen              0

Grupi D

21:00 Marseille – Tottenham Hotspur
21:00 Sporting – Eintracht Frankfurt

Tabela

1. Tottenham Hotspur              8 pikë
2. Sporting                                   7
3. Frankfurt                                 7
4. Marseille                                 6

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur…