Sonte zhvillohen dy ndeshje në Ligën e Kampionëve

20 shkurt 2024 | 10:06

Sot do të luhen dy ndeshje në kuadër të Champions League.

Ndeshja më interesante në Champions do të jetë ajo në mes Interit dhe Atletico Madridit, që do të zhvillohet nga ora 21:00.

Interi llogaritet favorit në këtë takim që do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza”, njofton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, PSV-ja do ta pres Dortmundin në “Philips Stadion” që ka kapacitet prej 35 mijë ulësesh.

Dortmundi në ballafaqime me PSV-në ka rezultate pozitive, ku nga tri ndeshje, i ka dy fitore dhe një barazim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë…