Sot bëhen homazhe për Adem Demaçin

27 korrik 2018 | 10:57

Homazhet për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçin do të organizohen sot me fillim nga ora 12:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Homazhet e qytetarëve pranë arkivolit të Adem Demaçit do të bëhen deri në orën 20:00.

Kuvendi i Kosovës gjithashtu do të mbajë një seancë komemorative me fillim nga ora 11:00.

Demaçi ka ndërruar jetë mesditën e së enjtes në moshën 82-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ai ka qenë i burgosur politik për 28 vjet gjatë jetës së tij dhe më pas ka qenë i njohur si “Mandela i Ballkanit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, ka shprehur ngushëllimet…