Sot del nga spitali pacientja e infektuar me koronavirus

16 mars 2020 | 10:31

Pacientja e parë e cila u regjistrua me koronavirus sot do të lëshohet nga spitali, pasi është shëruar dhe testet përfundimtare i kanë dalë negative. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se pacientja nga Dibra, e cila është në makineri respiratore, ka përmirësim të lehtë, por prognoza akoma është e paparashikuar. Kurse të gjithë pacientët e tjerë kanë gjendje stabile.

Në ndërkohë, masat dhe rekomandimet për menaxhimin e koronavirusit janë duke u zbatuar. I gjithë personeli shëndetësor në të gjitha institucionet e shëndetit publik dhe spitalet private është mobilizuar dhe është vënë në dispozicion. Spitalet private kanë vënë në dispozicion objektet e tyre, përfshirë gati 70 shtretër të kujdesit intensiv, me makina të frymëmarrjes.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, informoi se ka 120 respiratorë në vend, nga të cilët 90 në Shkup. Situata e krizës dhe masat e rekomanduara në Dibër dhe Qendër Zhupë, prej ku shumica e pacientëve janë të infektuar, deri tani zbatohen me sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacientët e sëmurë nga kanceri nuk kanë marrë shërbimin e…