Sot, Dita Ndërkombëtare e Muzeut

18 maj 2020 | 08:49

Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeut. Dita Ndërkombëtare e Muzeut ua jep mundësinë profesionistëve të muzeve të takojnë njerëz dhe t’i informojnë ata rreth sfidave me të cilat përballen muzetë.

Çdo vit muzetë nga e gjithë bota janë të ftuar të marrin pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut për ta promovuar rolin e muzeve në të gjithë botën, duke krijuar veprimtari unike, falas dhe argëtuese rreth një teme që diskutohet në mënyrë specifike për këtë ditë të veçantë.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 për ta rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë. Sivjet nuk pritet të ketë aktivitete me rastin e kësaj dite për shkak të pandemisë me koronavirus që ka prekur pothuajse të gjithë botën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump beson se deri në janar të…