Sot dy ndeshje në Superligë

25 mars 2023 | 09:42

Xhiroja e 27 e Prince Caffe Superligës do të sjellë super ndeshje në elitë. Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit. Të dyja skuadrat kanë nga tetë fitore dhe 18 humbje, duke grumbulluar nga 34 pikë dhe mund të jetë vendimtare, pasi deri në fund të garave të rregullta do të zhvillohet edhe një xhiro. Skuadrat renditen në pozitën 6, përkatësisht 7 dhe duan të jenë pjesë e “play-off”-it, kurse skuadra që përfundon në vendin e shtatë do të luajë me finalistin e Ligës së Parë në “play-out” për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.

Të shtunën ndeshja e dytë është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, dy skuadrave “bardhekaltër”. Prishtinasit numërojnë 19 fitore e gjashtë humbje, kurse vreshtarët kanë katër fitore e 22 humbje. Përballje shumë interesante do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Therandasit kanë 19 fitore e shtatë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë 15 fitore e 11 humbje. Kjo është edhe një sfidë ndërmjet kampionit dhe nënkampionit aktual të Kosovës. Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet dy skuadrave me traditë, Pejës dhe Bashkimit. Pejanët kanë 19 fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 14 humbje.

Superliga – Java 27

Të shtunën takohen:
17:00 Vëllaznimi – Ponte Prizreni
20:00 Sigal Prishtina – Rahoveci

Të dielën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Trepça
20:00 Peja – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Zvicrës ka zbarkuar në Serbi mbrëmë. Granit Xhaka…