Sot dy ndeshje, nesër derbi Rahoveci – Bashkimi

12 tetor 2019 | 12:31

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sfida më interesante shihet ajo ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit, që zhvillohet të dielën mbrëma nga ora 19:00. “Vreshtarët” kanë dy fitore në dy ndeshje, kurse prizrenasit dy fitore dhe një humbje nga tri takime të zhvilluara. Xhiroja hapet me takimin ndërmjet Pejës dhe Lipjanit, ku pejanët shihen favoritë për të fituar, ndërsa lipjanasit kanë katër humbje nga katër ndeshje.

Të shtunën, gjithashtu, Sigal Prishtina shihet favorite kundër Feronikelit. “Bardhekaltrit” kanë dy fitore dhe një humbje, kurse skuadra nga Drenasi ka tri humbje nga tri ndeshje. Ndeshje interesante është edhe ajo ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Trepçës, ku prizrenasit kanë dy fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit dy humbje nga dy ndeshje.

Në kuadër të javës së pestë të shtunën takohen: PejaLipjani (17:00), Sigal Prishtina -Feronikeli (19:00), kur të dielën në program janë: Ponte PrizreniTrepça (17:00), RahoveciBashkimi (19:00). Skuadra e Golden Eagle Ylli pushon në këtë xhiro.

Sot fillon Superliga e femrave

Këtë fundjavë do të fillojë Superliga e Kosovës në konkurrencën e femrave. Në këtë edicion për herë të parë gjashtë skuadra do të jenë në Superligën e Femrave dhe gjashtë në Ligën e Parë të Femrave. Një skuadër do të luajë 20 ndeshje gjatë edicionit të rregullt dhe më pas zhvillohen përfundimtaret. Katër skuadrat e para sigurojnë “play-off”-in, derisa skuadra e fundit (6) bie në Ligën e Parë.

Pra, në edicionin e ri priten ndeshje shumë interesante dhe garë për çdo pozitë, derisa e gjitha kjo është bërë që të ketë më shumë interesim në basketbollin e femrave në Kosovë. Edicioni i ri hapet me ndeshjen ndërmjet Kastriotit dhe Penzës, që zhvillohet të shtunën nga ora 12:00, kurse të dielën Mabetex Prishtina është mysafir i Vëllaznimit.

Ndeshja Bashkimi-Trepça zhvillohet të mërkurën. Të shtunën takohen: Kastrioti-Penza (12:00), kurse të dielën takohen: Vëllaznimi – Mabetex Prishtina (14:00), dhe të të mërkurën e ardhshme takohen: Bashkimi-Trepça (15:00).

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët italianë, të asistuar nga mjekët kosovarë, në Klinikën e…