Sot fillon ‘play-off’-i në basketboll

16 prill 2019 | 10:19

Të dielën ka përfunduar edicioni i rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll dhe, sipas propozicioneve të garave për edicionin 2018/19, gjashtë ekipet e para do të plasohen në “play-off”.

Me ndeshjet që do të zhvillohen sonte fillon edhe faza e “play-off”-it. Rahoveci me epërsinë e terrenit vendës pret Ponte Prizrenin në duelin e parë të serisë çerekfinale, ndërsa dueli tjetër zhvillohet në palestrën sportive “Sezai Surroi”, ku Bashkimi e pret Trepçën.

Ndeshjet fillojnë nga ora 19:00. Fituesin Rahoveci – Ponte Prizreni në gjysmëfinale e pret Ylli, ndërsa fituesin e çerekfinales Bashkimi – Trepça e pret Prishtina në gjysmëfinale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr shpërtheu në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, në të…