Sot fillon sezoni i ngrohjes në kryeqytet

12 tetor 2022 | 15:26

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se sot fillon sezoni i ngrohjes në kryeqytet.

“Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dhe duke marrë parasysh temperaturat e ulëta, ngrohtorja po e fillon sezonin më herët se zakonisht”.

“Gjatë ditëve në vazhdim, ngrohja do të funksionalizohet edhe për ato pjesë të qytetit që sivjet për herë të parë kyçen në rrjet”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit nesër e zhvillon ndeshjen kthyese kundër Sivassporit…