Sot grumbullohen ‘dardanët’

14 nëntor 2022 | 13:02

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll grumbullohet sot për t’u bërë gati për dy miqësoret e nëntorit.

“Dardanët” do të përballen me Armeninë më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe më 19 të këtij muaji.

“Verdhekaltrit” stërvitjen e parë do ta zhvillojnë nga ora 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Selektori Alain Giresse për këto dy miqësore, që do të luhen në kryeqytet, ka ftuar kryesisht lojtarë potencialë për të qenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen, duke i lënë kështu të lirë lojtarët kryesorë të tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK), Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS)…