Sot grumbullohet Kosova A në hendboll

09 tetor 2023 | 11:23

Sot (e hënë) bëhet grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës. Grumbullimi bëhet prej orës 12:00 deri në ora 13:00 në Hotel International Prishtina.

Stërvitja e parë e vajzave tona është të hënën prej orës 19:30 deri në ora 21:00 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Të mërkurën në mëngjes është udhëtimi për në Horsens të Danimarkës, ku të enjten prej orës 21:00 është ndeshja me Danimarkën.

Ndeshja i takon xhiros së parë të kualifikimeve për “Euro 2024”. Menjëherë të shtunën është ndeshja Kosova – Danimarka, në Prishtinë.

Danimarka është superfuqi e hendbollit, ndërsa ndeshjet ndaj saj do të shërbejnë për rritjen e mëtejme të Kombëtares së Kosovës.

Tashmë të grumbulluara në Prishtinë janë Kombëtaret U19 dhe U17 që javën tjetër paraqiten në IHF Trophy. Të dy kombëtaret e reja të dielën i kanë zhvilluar stërvitjet e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara thonë se 123,538 njerëz në Gaza janë…