Sot hapet Java Olimpike 2021

21 qershor 2021 | 11:52

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të organizojë Ditën dhe Javën Olimpike 2021.

Java Olimpike do të hapet sot, ndërsa do të zgjasë deri më 25 qershor 2021, kur edhe do të bëhet mbyllja.

Me këtë rast, KOK do të organizojë aktivitete të shumta. Sot, fëmijët e kopshteve e fëmijëve do të bëjnë vizatime të ndryshme me motive olimpike.

Në ditën e dytë, të martën, do të organizohet turneu i futbollit të madh, me pjesëmarrjen e pesë ekipeve, aq sa janë edhe rrathët olimpikë. Ekipet pjesëmarrëse janë: KOK-u, Ministria për Kulturë, Rini e Sport, Veteranët e futbollit, Gazetarët sportivë dhe Estrada. Turneu organizohet në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë, me fillim prej orës 10:00. Paraprakisht, ekipet do të mbjellin pemë në Lagjen Veternik.

Të mërkurën e 23 qershorit, shënohet Dita Olimpike, në të cilën mbahen aktivitete të shumta.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të mbahen dy aktivitete. Prej orës 10:00 do të bëhet vrapimi me fëmijë të shkollave fillore, ndërsa prej orës 16:00, fëmijë të klasëve të katërta do të zhvillojnë aktivitetin duke zhvilluar lojëra të ndryshme.

Pjesë e Ditës Olimpike do të jenë edhe komunat e Kosovës, të cilat organizojnë vrapimin nëpër sheshet e komunave ose stadiumet.

Të njëjtën ditë, Kolegji AAB organizon ecjen me qindra student për në Majën e Lubotenit. Më 24 qershor, mbahet kampi për fëmijë të futbollit në Malishevë, ndërsa mbyllja e Javës Olimpike bëhet me studentë të Akademisë Universitare, aktivitet që mbahet në Hotel Star Hill në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
India ka raportuar 53.256 raste të reja të koronavirusit gjatë…