Sot homazhe dhe komemoracion për Xhevdet Pecin

12 maj 2022 | 08:15

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se sot, në përkujtim të ish-boksierit Xhevdet Peci, do të bëhen homazhe për të nderuar figurën e tij, të cilat do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, prej orës 9:00 deri në 12:00.

Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë të Komunës së Mitrovicës.

MKRS po ashtu bën të ditur se nesër në ora 19:30 në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë do të mbahet mbledhje përkujtimore për ish-boksierin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga dita e djeshme qytetarët që janë marrë me prodhimin…