Sot inaugurohet Zona Ekonomike në Budrikë të Vitisë

19 dhjetor 2023 | 08:36

Sot do të bëhet inaugurimi i Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë.

Pjesëmarrës do të jenë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka mbështetur investimet për ndërtimin e infrastrukturës fizike të Parkut Industrial në Budrikë të Vitisë.

Investimet kanë krijuar hapësira të gatshme dhe të përshtatshme për vendosjen e bizneseve vendore dhe të huaja, duke bërë kështu një klimë të favorshme të të bërit biznes në Kosovë.

Parku Industrial në Budrikë të Vitisë gjendet në magjistralen Viti – Gjilan dhe ka një sipërfaqe prej 15.50 ha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Moikom Zeqo (1949–2020) Në fundin e vitit të kaluar,…