Sot kryhen shtesat prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët

26 maj 2026 | 10:05

Ministri në detyrë i Punës dhe Familjes, Andin Hoti, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ekzekutohen pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët.

Hoti tha se pagesat po realizohen pas ekzekutimit të mbështetjes për lehonat.

“Njoftojmë qytetarët se pagesa e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë del sot, ngase dje u ekzekutuan pagesat e njëhershme për lehonat me rritje në vlerën 500 euro”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga konferenca me titull “Nga konfiskimi tek e mira publike”,…