Sot luhen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

16 tetor 2022 | 12:03

Sot do të luhen tri ndeshjet e mbetura në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.

Drenica pret Ballkanin, që në katër ndeshjet e fundit nuk di për humbje.

Suhareakasit, nga tetë ndeshjet e para, kanë vetëm një humbje, ndaj Dritës, teksa në përballjet e tjera kanë arritur të triumfojnë.

Ndërkohë Malisheva është pritëse e Gjilanit, që nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë në ballafaqimet e fundit.

Teksa një sfidë tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo në mes Trepçës ’89 dhe Llapit.

Klubi nga Podujeva është rikthyer te rezultatet pozitive, teksa do të synojë që ta vazhdojë këtë ecuri edhe ndaj mitrovicasve.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i person është lënduar si pasojë e një aksidenti…