Sot luhet derbi Drita – Prishtina

19 tetor 2022 | 11:18

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, sot (e mërkurë) luhen edhe dy ndeshje të tjera, përfshirë derbin në mes të Dritës dhe Prishtinës.

Liderët e Superligës, Drita, në rolin e nikoqirit, presin skuadrën nga kryeqyteti, Prishtinën.

Drita vjen në këtë takim me një formë dukshëm më të mirë sesa Prishtina.

Ndeshja në mes të “Intelektualëve” dhe “Plisave” luhet me fillim nga ora 13:00.

Në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja në mes të Ferizaj dhe Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli mund t’ia rrëmbejë Milanit mesfushorin Ismaël Bennacer, derisa janë…