Sot mbyllet fushata informuese “PaViza”, dhurohen edhe udhëtime falas për në Vjenë

17 nëntor 2023 | 09:08

Sot do të mbahet ngjarja përmbyllëse e fushatës “PaViza”, e cila do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet nga ora 10:00 deri në orën 15:00.

Sipas organizatës qeveritare për Integrimin Evropian të Kosovës, kamioneta informuese do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Kamioneta jonë do të jetë në shërbimin tuaj për të ju informuar dhe mundësuar të bëheni pjesë e kuizit dhe të fitoni një udhëtim në Vjenë me datën 1 janar 2024. Shorti i atyre që kanë qëlluar 5 pyetjet e sakta do të mbahet LIVE të hënën në emisionin e mëngjesit në RTK”, thuhet në njoftimin për medie.

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të lëvizin pa viza drejt zonës Schengen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ceremonisë së hapjes së Panairit të Dytë Ndërkombëtar të…