Sot ndahet çmimi për Donjeta Sadikun

23 maj 2022 | 08:14

Sot (e hënë) nga ora 10:15, në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku do të organizohet ceremonia për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.

Në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë edhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës. Ministri Çeku dhe të pranishmit do të mbajnë edhe konferencë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e së shtunës eskorta e rep-artisti Azet është sulmuar…